Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Po së bashku për çështjet evropiane, por jo me qeveritarë të korruptuar

Lidhur me fjalimin e nënkryetares së Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, e cila ka thënë se  ‘’Është me rëndësi që edhe parlamentarët nga opozita kur kanë të bëjnë me çështje evropiane të jenë përkrahës të tyre. Është me rëndësi po ashtu t’i bindim këta të fundit të marrin pjesë në vendimet parlamentare dhe të ndalojnë bllokimin e parlamentit, ka reaguar ish kryekuvendari, jakup Krasniqi. Ai në reagimin e tij thotë:   Zonja Lunaçek, e vlerësojmë lartë angazhimin tuaj të sinqertë për Kosovën në PE dhe vet qasjen që ka PE-ja për Kosovën, sidomos, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Opozita ka marr pjesë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë më çështjet evropiane, por problemi nuk është të opozita, por të pozita (koalicioni qeverisës) i cili ka kohë që nuk është marrë seriozisht me asnjë çështje evropiane. Opozita, mundet për disa muaj të ketë bërë veprime jo demokratike në Kuvend e jashtë tij, por kjo ka ardhur si pasojë e arrogancës së numrave që e ka pozita në Kuvendin e Kosovës, por assesi opozita nuk ka qenë e as është pengesë për rrugën evropiane të Kosovës. Çështjen evropiane e kanë penguar dy koalicionet e fundit, madje edhe partia qeverisëse (LDK) kur ishte në opozitë e ka ndihmuar koalicionin paraprak që të pengoj rrugëtimin e Kosovës në integrimet evropiane, duke qenë pjesë e madhe në qeverisjen lokale. Madje, Kryeministri i qeverisë, i ka të “fjetura” 70 padi në Prokurorinë e Kosovës. Opozita, nëse kemi parasysh numrat, qeverisë nuk mund t’ia bëjë asnjë pengesë të vetme, pasi as edhe një votë e saj nuk e pengon në vendimmarrje. Ajo që kemi parë deri më sot nga koalicioni qeverisës, ata i kanë pasur dhe i kanë numrat për të marrë vendime në dëm të interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Për shkak të votës së dyfishtë, opozita edhe po të dojë, nuk mund t’i ndihmoj koalicionit qeverisës.

Ta saktësojmë: Me Presidentin dhe Kryeministrin, që mbajnë përgjegjësi të mëdha për krimin ekonomik e korrupsionin e papengueshëm, për kapjen e institucioneve të pa varura të shtetit, që kanë akuza jo vetëm publike, nuk mund të shkoj përpara agjenda evropiane e Kosovës. Është mirë të evidentohet saktë diagnoza se ku ka ngecur dhe pse çështja evropiane e Kosovës?!  E gjithë çështja është, për çka duhet të bëhemi bashkë, ta ndihmojmë apo ta pengojmë çështjen evropiane?! Ata që e kanë marrë me entuziazëm (Presidenti e Kryeministri), ratifikimin e Demarkacionit më Malin e Zi dhe krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe, pa opozitën, janë penguesit e rrugës evropiane të Kosovës. Opozita nuk mund ta ndihmojë pozitën në rrugën jo evropiane të lartë përmendurve!

Kontrolloni gjithashtu

Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022

Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …