Në kohën e acarimit gjithnjë e më të thellë të raporteve mes Amerikës dhe Rusisë, Uashingtoni zyrtar ka marrë vendim që me një kontingjent të 350 trupave nga Rumania, Bullgaria, Moldavia, Serbia, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të zhvillojë manovra ushtarake në Rumani, pikërisht në kohën e rritjes së tensioneve mes NATO-s dhe Kremlinit zyrtar. Këto manovra do të mbahen pak kohë pasi Amerika ka aktivizuar një sistem raketor në jug të Rumanisë. Kryetari i Rusisë ka deklaruar se qëllimi i Amerikës dhe i NATO-s është që ta dobësojnë Rusinë, ndërkohë që vendosjen e raketave e ka konsideruar si veprim të gabueshëm që dëmton marrëveshjet e arritura në këtë drejtim. Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se qëllimi i këtyre manovrave është përgjigje ndaj kërcënimeve që vinë nga Irani dhe jo nga Rusia.
Kontrolloni gjithashtu
Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa
Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …