Krasniqi: Taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogu

Jakup Krasniqi: UÇK-ja ka luftuar për shtetin e pavarur dhe prokurori po e mbron funksionimin e shtetit

Ish-kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi në një publikim të tij tha se prokurori Blakaj  që e tha një të vërtetë edhe mund ta kryqëzojmë, por ai nuk e pati gatishmërinë e Krishtit e as përkushtimin e Adem Jasharit. Në fakt ai është një hero në mbrojtje të shtetit, të shtetit që ka shumë mundësi të falimentojë financiarisht. Bile së paku është guxim, sa ishte guximi i atyre që ishin rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta bërë shtetin. UÇK-ja ka luftuar për shtetin e pavarur, sovran e demokratik edhe prokurori po e mbron funksionimin e shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik. Kuptohet, me mjete të tjera, me ato mjete që e mbrojnë shtetin sot. Mua nuk me frikëson prokurori që e tha një të vërtetë që e dimë të gjithë, e më të saktën e tha dje nga burgu Syleman Selimi, por më frikësojnë deklarimet e atyre që kanë përgjegjësi dhe marrin para të shumta për ta mbrojtur shtetin nga mashtruesit e abuzuesit e tij. Dhe ata e bëjnë të kundërtën, ka shkruar mesa tjerash Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …