James Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë akuzat kundër Thaçit në Hagë

Paraqitja e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare. Për këtë ka folur edhe ish-gjyqtari amerikan i EULEX-it, Dean Pineles, i cili e ka cilësuar dëshminë e Rubin si shumë të rëndësishme për procesin kundër Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së. Sipas Pineles, Rubin e njeh mirë periudhën e luftës në Kosovë, ka qenë i pranishëm në Rambuje dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Thaçin gjatë procesit të demilitarizimit të UÇK-së. Ai ka konkluduar se Thaçi ishte “fytyra politike e UÇK-së”, por jo komandanti me autoritet vendimmarrës në terren. Kjo, sipas Pineles, mund të sfidojë drejtpërdrejt teorinë e prokurorisë, e cila pretendon se Thaçi dhe të tjerët udhëhiqnin një hierarki të rreptë ushtarake dhe ishin përgjegjës për krimet e luftës si pjesë e një “ndërmarrjeje kriminale të përbashkët”. Pineles ka theksuar gjithashtu periudhën e gjatë të paraburgimit të ish-presidentit Thaçi dhe bashkë akuzuarve të tij, që shkon pothuajse në pesë vjet, duke e quajtur atë një kohë të tej zgjatur për një proces gjyqësor. Ai ka rikujtuar edhe vendimin e Thaçit për t’u dorëzuar vullnetarisht, duke dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, gjë që sipas tij tregon gatishmëri për të përballuar drejtësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …