Emisari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit, Xhejms Rubin, deklaroi se është vështirë të imagjinohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje të ndërsjellë. Rubin, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovë, shprehu shqetësimet për mënyrën se si qeveria e Kosovës po vepron, duke mos përmbushur kërkesën për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk do të dëshiroja të futesha në mes të dy ambasadorëve, por mund të them se qëndrimi amerikan është që qëllimi afatgjatë i normalizimit nënkupton njohje. Është vështirë të imagjinosh normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje, tha Rubin. Ai theksoi se ndonëse disa shtete të BE-së ende nuk e njohin Kosovën, ky fakt nuk ndryshon qëndrimin amerikan. Rubin përfundoi duke theksuar rëndësinë e zgjidhjes së problemeve dhe normalizimit të marrëdhënieve në përputhje me standardet e BE-së, duke sugjeruar se njohja e ndërsjellë duhet të jetë pjesë e këtij procesi.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
