Jamie Shea: Nuk ka arsye për tërheqjen e forcave amerikane nga Evropa

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë arsye për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa. Shea tha se presidenti amerikan, Donald Trump, synon të inkurajojë aleatët evropianë që të investojnë më shumë në mbrojtje, por nuk ka plane për tërheqjen e forcave ushtarake nga kontinenti. Besoj se kjo është një pikëpamje e pakicës që e rrethon presidentin Trump dhe sigurisht një pakicë në Kongres. Anëtarët e Kongresit miratuan legjislacionin që e bën të pamundur tërheqjen e presidentit të SHBA-së nga NATO pa pëlqimin e Senatit, tha Shea. Ai shtoi se deklaratat e fundit nga zyrtarë amerikanë, përfshirë senatorin Marco Rubio, sekretarin e Shtetit dhe ambasadorin e ri të SHBA-së në NATO, Matthew Whittaker, kanë riafirmuar përkushtimin amerikan ndaj Aleancës Veri-Atlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetar të Mitrovicës kanë shfaqur revoltën nga prania atje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe eskortës së tij me xhipa e truproje

Qytetar të Mitrovicës kanë shfaqur revoltën nga prania atje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti …