Janina Ymeri: Qeveria e “VukVendosjes” ka investuar vetëm në import të energjisë, qytetarët po paguajnë çmimin

Ekspertja e energjisë dhe kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale për politikat e saj në sektorin e energjisë, duke e cilësuar atë si qeveri të “VukVendosjes”. Ymeri tha se premtimet për investime strategjike në energji nuk janë realizuar, ndërsa qytetarët po përballen me kosto gjithnjë e më të larta të energjisë elektrike. Sipas saj, i vetmi “investim” i bërë nga pushteti aktual ka qenë importi i energjisë. “U fol për investime, u përmendën marrëveshje e bashkëpunime ndërkombëtare, por realiteti është krejt tjetër. I vetmi investim që ka bërë kjo qeveri ka qenë importi. Vetëm dje, bartja e energjisë nga Maqedonia e Veriut ka kushtuar mbi 1 milion euro,” u shpreh Ymeri. Ajo kritikoi edhe ndarjen e 100 eurove për studentët dhe kategoritë e tjera në prag të zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë veprim si tentativë për manipulim elektoral dhe jo si politikë të qëndrueshme sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Procesi i Speciales rrezikon të barazojë krimet e UÇK-së me regjimin serb

Analisti politik Sylë Ukshini ka komentuar ashpër kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për dënimin e …