Rrahman Jasharaj

Jasharaj: Greva vazhdon

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se greva e mësimdhënësve do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Ai ka shtuar se kërkesat e mësimdhënësve ia kanë bërë të qarta edhe kryetares së vendit gjatë takimit të zhvilluar dhe se ajo është zotuar se do t’i shqyrtoj këto kërkesa. “Në takim me presidenten paraqitëm kërkesat tona, të cilat edhe ajo tha se janë legjitime. Ne e lutem presidenten që ta shfrytëzojë autoritetin e saj në mënyrë që të ndikojë që të ulemi për të diskutuar me përfaqësuesit e Qeverisë për realizimin e kërkesave tona. Qeveria mund të japë ndihma për punëtorët dhe ne i gëzohemi kësaj, por kërkesat tona janë tjera. E vlerësoj angazhimin e presidentes, por për fat të keq greva do të vazhdojë”, ka deklaruar, kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Valon Murati: Zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Valon Murati: Asnjë gjykatë nuk mund ta dënojë luftën për liri, historia do të flasë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Valon Murati, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së …