Jashari: Vepra dhe sakrifica e e dëshmorëve Arsim Tahiri dhe Xhevdet Krasniqi do të jetojë përgjithmonë në mendjet tona

Jashari: Vepra dhe sakrifica e e dëshmorëve Arsim Tahiri dhe Xhevdet Krasniqi do të jetojë përgjithmonë në mendjet tona

Sot në Skenderaj janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Arsim Tahiri dhe Xhevdet Krasniqi në 20 vjetorin e rënies heroike të tyre. Kryetari i komunës, Bekim Jashari ka thënë se veprat dhe sakrifica e tyre do të jetojnë përgjithmonë në mendjet tona. “Sot përkujtojmë me respekt heroizmin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dëshmorët e kombit, Arsim Tahiri dhe Xhevdet Krasniqi, të cilët 20 – vite më parë ranë në altarin e lirisë, por veprat dhe sakrifica e tyre do të jetojnë përgjithmonë në mendjet tona. Lavdi dëshmorëve Arsim Tahiri e Xhevdet Krasniqi, dhe të gjithë trimave tjerë të kombit!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ferit Hoxha takohet me Peter Sorensen në Bled, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar disa takime …