Brickos

Java e Bibliotekës në Kosovë afirmon kulturën shqiptare

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, filloi edicioni i sivjetshëm “Java e Bibliotekës në Kosovë”, aktivitet ky tashmë tradicional, dhe që është përfshirë në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor që realizohet mes ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Javës së Bibliotekës mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, e ku morën pjesë përfaqësues nga Ambasada Amerikane dhe e Shqipërisë në Kosovë, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj dhe shumë autoritete kulturore vendore.

Tema qendrore e sivjetshme e “Javës së Bibliotekës në Kosovë” është “Biblioteka dhe dokumentimi i realitetit historik të Kosovës”, ndërkaq në kuadër të kësaj jave do  mbahet edhe konferenca shkencore për Ismail Kadarenë, e cila organizohet në kuadër të aktiviteteve që shënohen për 80 vjetorin e lindjes së tij.

“Java e Bibliotekës” realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Ambasadën e Amerikës në Kosovë, ndërsa në kuadër të aktiviteteve të shumta, trajtohen tema të rëndësishme nga kultura, bibliotekaria, historia etj.

Në ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës së Kosovës u tha se biblioteka luan rol fondamental në kulturën e një vendi, prandaj edhe duhet të ketë kujdesin e institucioneve të shtetit.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se Java e Bibliotekës është një aktivitet specifik dhe afirmon jetën kulturore mbarë nacionale, dhe si i tillë do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të MKRS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …