Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Jeff Hovenier: Amerika mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sigurimin e lirisë së lëvizjes e mjedisit të sigurt në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ishte privilegj pjesëmarrja na ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë, ceremoni kjo e cila është mbajtur të premten e kaluar. Në një postim në “X”, Hovenier ka shprehur vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ozkan Ulutashit ndërkaq i uroi mirëseardhje të ngrohtë gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit, i cili merr komandën e këtij misioni paqeruajtës. Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-n, në sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe mjedisit të sigurt në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …