Një takim i fshehtë mes kryeministrit Albin Kurti dhe ish-kryetarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, ishte zhvilluar, në prill të vitit 2022

Burime të medieve bëjnë të ditur se një takim i fshehtë mes kryeministrit Albin Kurti dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, është zhvilluar në prill të vitit 2022. Ky takim, për të cilin nuk pati informata paraprake e as ndonjë njoftim zyrtar, është zbuluar përmes komunikimeve të siguruara nga Paparaci, mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Simiqit, ku diskutoheshin çështje të rëndësishme në vend. Në bisedat e tyre, të dy merren vesh që të caktojnë një takim për Simiqin me kryeministrin Albin Kurti. Simiq, i cili planifikonte të shkonte në takim në katër sy me Kurtin, e njoftonte Kusari-Lilën përmes mesazheve në WhatsApp se “kishte marrë dritën e gjelbër” për takim me kryeministrin. Kusari-Lila ia konfirmonte se do të angazhohej që takimi të ndodhte. Më vonë, e njoftonte Simiqin për orën e takimit. Kolege, kam marrë dritën e gjelbër që të shihem me Kryeministrin dhe të bisedojmë. Nëse bën nesër, për mua është OK”, e informon Simiqi, Kusari-Lilën. “Super, do të të lajmëroj për kohën e saktë”, i përgjigjet  Mimoza Kusari-Lila. (Paparaci)

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …