Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Jeff Hovenier: Kosova qëndron përkrah Ukrainës ndaj kërcënimeve që Rusia ia bën këtij shteti

Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier, është cituar të ketë deklaruar se Kosova qëndron përkrah Ukrainës kundër kërcënimeve që Rusia ia bën këtij shteti. Ai  ka publikuar një shkrim në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane ku thekson se kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike gjithkund. “Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdokund. Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Hovenieri.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …