Ferat Shala: PDK-ja ka shumë çfarë t’i ofrojë vendit dhe se programi i tyre është më i miri në këto zgjedhje

Ferat Shala: Nëse ZRRE-ja shtrenjton energjinë elektrike, Qeveria duhet ta dijë se çka e pret

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë se nëse shtrenjtohet rryma, nga ZRRE-ja,   Qeveria duhet ta dijë se çka e pret. Ne po presim që të hidhet poshtë si raport. Për arsye sepse është raport jo ligjor. Është raport i hartuar nga ZRRE-ja  dhe Qeveria bashkë. Është raport që pasqyron gjendjen jo reale të ngritjes së çmimit, u shpreh Shala, në ditën kur bordi i ZRRE-s mbajti seancën e dytë, por nuk vendosi për të miratuar ose jo raportin. Aktualisht sipas ZRRE-s, rryma do t`u faturohet më lart atyre që konsumojnë 600 e më tepër kilovatë. Bllok-tarifat nuk vlejnë për bizneset. I këtillë siç është raporti do të kundërshtohet përmes jo pak formave.  Ne duhet ta harxhojmë debatin brenda institucioneve. Unë nuk them se PDK merr përsipër protestat, daljen në rrugë u shpreh Shala duke shtuar se Qeveria Kurti me aq sa po  merret me të kaluarën është duke e dëmtuar të ardhmen. Shtrenjtimin e energjisë e kanë kundërshtuar të gjitha partitë opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …