Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Jeffrey Hovenier: Kosova në 18-vjetor: mes arritjeve, bllokadave dhe pritjeve për integrim

Kosova në 18- vjetor, një shtet pritet të marrë përgjegjësi të plota dhe të dëshmojë pjekuri institucionale. Kosovën, përvjetori jubilar e gjen mes pasigurive dhe dilemave politike, por edhe me arritje që i japin të drejtë të krenohet. Hija e bllokadës institucionale, që zgjati gati një vit me institucione në detyrë, u largua vetëm më 11 shkurt, kur u konstituuan përbërjet e reja. Kjo periudhë nuk ishte thjesht një vonesë procedurale, por një boshllëk që ngushtoi hapësirën për vendimmarrje dhe e la shtetin në pritje. Në këto 18 vjet, përplasjet politike dhe interpretimet selektive të rregullave shpesh kanë prodhuar kosto për vendin – nga dështimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës deri te pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA-në. Megjithatë, Kosova ka dëshmuar se, kur ka koordinim dhe vullnet, mund të ndërtojë institucione funksionale dhe të arrijë progres në ekonomi, punësim dhe afirmim ndërkombëtar. Ajo njihet nga mbi 120 shtete dhe është pjesë e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, duke u afirmuar në sport, kulturë e art.  Megjithatë, përpara saj qëndrojnë tri prioritete kyçe: integrimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike, zhvillimi ekonomik dhe konsolidimi i institucioneve demokratike. Hovenier thekson se anëtarësimi në Këshillin e Evropës, si dhe progresi drejt BE-së dhe NATO-s, kërkon përmbushje të obligimeve ndërkombëtare dhe hapa të përgjegjshëm në dialogun me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

VLEN pa qëndrim për rezolutën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – deklarata të forta, por pa vendim konkret

Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me rezolutën e dorëzuar në Kuvendin e Maqedonia e Veriut, …