Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Jeffrey Hovenier: Marrëveshja e arritur në Ohër tashmë është treguar se ka filluar të zbatohet

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka thënë se Marrëveshja e arritur në Ohër tashmë është  treguar se ka filluar të zbatohet. Para së gjithash, unë do të thosha se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet. Natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen. Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht dhe ne gjithashtu kemi dëgjuar të njëjtën gjë të thotë edhe kryeministri i Kosovës. Hapi i radhës është takimi i 4 prillit për të cilin shpresoj  të jetë një takim i suksesshëm. Dialogu i Miroslav Lajçakut është një dialog i ri i lehtësuar që po i tërheq kryenegociatorët të bisedojnë pikërisht për ato çështje dhe ne presim një takim të suksesshëm në mënyrë që të ecim përpara zbatimin e marrëveshjes, ka nënvizuar ambasadori amerikan në Kosovës, Xhefri  Hovenier. Takimi i katër prillit është caktuar e konfirmuar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, dhe do zhvillohet në nivel kryenegociatorësh.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …