Veton Berisha

Veton Berisha: Më vjen keq nëse rrëzohet kryetarja Osmani për shkak të ankesës së PLE-së në Gjykatën Kushtetuese

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane të Kosovës, ka deklaruar se ankesa në Gjykatën Kushtetuese është bërë  pasi kanë qenë të bindur se ka pasur orkestrim të votave nga Lista Serbe, për të grumbulluar sa më shumë deputetë edhe nga partitë e tjera që përfaqësojnë minoritetet jo-serbe. Kandidati, Fadil Gashi për një javë angazhim politik kishte marrë 5 mijë vota, nga rajonet e banuara më shumicë serbe. Po bëhen dy vite që kur e kemi nisur një proces në Kushtetuese. Ankesa jonë ishte një vazhdimësi e reagimeve, që u konstatua që kishte orkestrim të votave. Kjo e cenoi demokracinë.  Ai ka treguar se kanë bërë ankesa edhe në PZAP edhe në Supreme, por thotë se edhe pse rasti ka qenë i njëjtë me Adriana Hoxhiqin, vendimi për ankesën e tyre ka qenë i ndryshëm. Berisha ka thënë se kanë kontestuar disa komuna, duke përmendur Graçanicën. Në këtë komunë thotë se Fadil Gashi kishte marrë 1800 vota edhe përkundër se jetojnë rreth 500 banorë nga minoriteti jo-serbë. I pyetur nëse vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten Vjosa Osmani, Berisha thotë se i vjen keq nëse do të ndodh diçka e tillë por thekson se një gjë e tillë s’ka qenë synim i tyre në momentin kur kanë dorëzuar ankesën. Veton Berisha thotë se i gjithë angazhimi i tyre ka të bëjë që të mos lejohet edhe më tutje orkestrimi i votave dhe deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …