LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku-Sadriu: LDK ka ofruar alternativa konkrete, VV devijoi debatin publik

Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka theksuar se partia ka ofruar zgjidhje konkrete dhe reforma programore për qytetarët, por shumë rrethana kanë qenë jashtë kontrollit të saj. “Ne jemi munduar si parti tipike evropiane t’u ofrojmë qytetarëve zgjidhje përmes programit tonë, duke rritur cilësinë e jetës së familjeve,” tha ajo, duke shtuar se LDK ka propozuar edhe reforma ekonomike dhe alternativa të tjera programore. Lushaku-Sadriu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se pushteti me shumicë ka devijuar debatin publik përmes propagandës, duke penguar diskutimin e programeve reale të opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Kaja Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi në fazë të re: BE paralajmëron takim të nivelit të lartë për rikthim të procesit

Kaja Kallas, shprehu gatishmërinë për organizimin e një takimi per dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. …