Jens Kester: Shtyerja e dialogut Kosovë - Serbi tregon mungesë të kompetencës nga BE-ja për zgjidhjen e problemit

Jens Kester: Shtyerja e dialogut Kosovë – Serbi tregon mungesë të kompetencës nga BE-ja për zgjidhjen e problemit

Shtyerja e Samitit të Parisit është një mesazh i keq për dialogun. Kështu po cilëson deputeti gjerman, pjesë e partisë “Alternativa për Gjermanin, Jens Kester. Sipas tij, shtyerja e dialogut mes Prishtinës e Beogradit tregon mungesë të kompetencës nga BE-ja për zgjidhjen e problemit. Ai thotë se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në gjithë këtë proces ka përkrahje shumë të madhe nga fuqitë e mëdha dhe nga një pjesë e madhe e Evropës. Kester në fund thotë se politika e Gjermanisë zor se mund të ndryshojë në të ardhmen, megjithëse ai i përket një krahu të kundërt të kësaj rryme politike. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka pasur përplasje mes Thaçit e Haradinajt lidhur me arsyet e anulimit të Samitit të Parisit.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …