Gjermania do të fillojë të përshtatet me një “normë të re” pasi qeveria do largojë disa kufizime të vendosura më parë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, tha të enjten ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn. Ai paralajmëroi se vendi nuk do të jetë “si më parë”, raporton CNN. “Numri i infeksioneve të reja në Gjermani është në rënie, dhe kjo na ka dhënë një shans për të rihapur vendin, hap pas hapi. Ministri i dikasterit të Shëndetësisë tha se qytetarët do të duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe të vendosin maska për muajt në vijim.
