Albin Kurti: Serbia të përballet me të kaluarën e saj, të kërkojë falje për krimet e bëra, atëherë mund të nis pajtimi

Kurti i fton sërish qytetarët e Kosovës që të qëndrojnë në shtëpi, pasi sipas tij parandalimi është shpëtimi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish u është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh që të qëndrojnë në shtëpi, pasi sipas tij parandalimi është shpëtimi. “I kemi shtrënguar masat sepse virusi korona paraqet rrezik të madh për shëndetin e çdonjërit, por edhe për sistemet shëndetësore e për ekonomitë e vendeve të forta të botës, e lëre më për këto si tonat. Ne po e ndihmojmë ekonominë dhe po e ruajmë shëndetin. Diasporës i kemi bërë thirrje dhe mërgimtarët po ndihmojnë, bizneset po ndihmojnë. Por, për ta fituar këtë betejë duhet të ndihmojë gjithsecili duke respektuar masat”, ka thënë Kurti. Ai thotë se qytetarët nuk duhet të gjejnë alternativa zëvendësuese për masat e Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe se nuk ka vend për trimëri a neglizhencë.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …