Jeta Krasniqi kritikon Besnik Bislimin, i cili përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për takimet me palën serbe, në Bruksel

Jeta Krasniqi nga KDI e ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi që sot përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për takimet me palën serbe në Bruksel dhe temat që janë diskutuar. Ajo  ka thënë se z. Bislimi duhet të tregojë se cilat janë marrëveshjet e identifikuara nga pala kosovare si marrëveshje që nuk janë zbatuar nga pala serbe dhe e kundërta. “A ka pasur nje diskutim apo dakordim se si te zhbëhen institucionet e tjera paralele serbe ne Kosove – per te cilat nuk ka marrëveshje psh. shendetesia, arsimi, sistemi postar etj. A kane arritur palet nje dakordim se si do te ecet tutje me kete proces?  Kur pritet takimi i radhës ne kete nivel? Për me tepër,  a do te jene këto tema diskutimi dhe ne takimin e nivelit te larte ne nivel te Kryeministrit Kurti qe pritet te mbahet me 25 korrik?”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …