Jeton Mehmeti: Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN, e cila vepron në zyrën e saj në Beograd

Jeton Mehmeti: Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN, e cila vepron në zyrën e saj në Beograd

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Jeton Mehmeti ka konfirmuar se Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN, e cila vepron me zyrë në Beograd. Gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, Mehmeti ka përmendur emrat e kompanive që Kosova ka tregtuar energji elektrike në periudhën e fundit. Mehmeti tha se emrat e tregtarëve janë: GEN, Tirana shpk dhe KESh. Edhe pas insistimit të deputetit, Ferat Shala, lidhur me  shtetet që tregton Kosova rrymë,  Jeton Mehmeti nuk pranoi të përmend emrat e shteteve.  Në Kompaninë GEN me zyrë në Beograd, së cilës i doli në  sipërfaqe një skandal në Slloveni, ishte i përfshirë  edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …