Jeton Morina, përfaqëson Kosovën në “Exchange Education 2” në Toronto të Kanadasë

Profesori i  Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi’ në Suharekë,  Jeton Morina, është selektuar të merr pjesë në Evenimentin ndërkombëtar  nga data 21-23 mars 2017, në “Exchange Education 2” në Toronto të Kanadasë, ku Kosova merr pjesë për herë të parë në këtë ngjarje. Ai ka arritur të marrë 84.575 pikë dhe gjithsej 34 bexha ( Bages ), të cilat ia kanë siguruar pjesëmarrjen. Përfaqësimi i shtetit të Kosovës nga ana e profesorit suharekas do të thotë shumë jo vetëm për shkollën ku ai punon, Komunën e Suharekës por  edhe për shtetin e Kosovës, ngase është privilegj të jesh pjesë e këtij evenimenti që e organizon Microfost-i  çdo vit, ku marrin pjesë të gjitha shtetet e botës.  “ Ndjehem i lumtur  dhe i privilegjuar që shtetit ynë po përfaqësohet në një eveniment ndërkombëtarë të Microsoftit, njëherit falënderojë Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, që na ka bërë të mundur pjesëmarrjen, Komunën time dhe shkollën ku punojë”, thotë Jeton Morina.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …