Jeton Zulfaj: Projekt-statuti i Asociacionit të Komunave Serbe, i hartuar nga BE-ja, nuk është obligues për vendin tonë

Projekt-statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është obligues për vendin tonë, thonë në Qeverinë e Kosovës. Sipas tyre, ky dokument, të cilin e kualifikojnë “non-paper”, nuk do të dërgohet në Kushtetuese pavarësisht insistimit të BE-së dhe vendeve partnere të Kosovës. Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, në një intervistë për KosovaPress thotë se draft-statuti i asociacionit, i dorëzuar nga BE-ja më 26 tetor  2023, ka mund të merr karakter obligues nëse Serbia do të kishte pranuar që të nënshkruhet Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, të dakorduar po ashtu vitin e kaluar. Zulfaj akuzon Serbinë për destruktivitet në dialog dhe moszbatim të marrëveshjeve, ndërsa pret qasje të re në proces nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes dy vendeve edhe pse nuk janë planifikuar takime të nivelit të lartë, në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Viti shkollor nis me probleme, MAShTI nuk siguron ditarët pedagogjikë

Rreth 260 mijë nxënës kanë nisur sot vitin e ri shkollor në Kosovë, por për …