Joe DioGuardi, Shpetim Idrizi & Marko Kepi (Albanian Roots) bashkojnë forcat: Së shpejti Çamëria në  Kongresin Amerikan!

Joe DioGuardi, Shpetim Idrizi & Marko Kepi (Albanian Roots) bashkojnë forcat: Së shpejti Çamëria në  Kongresin Amerikan!

Organizata patriotike,  Rrenjet Shqiptare – Albanian Roots nga 28 Nentori filloi lobimin per Çeshtjen Çame ku te ftuar kishin presidentin e Partise PDIU.  Albanian Roots beri te muajtur  disa takime per Z. Idrizi me politikan lokal Dhe shteterore qe te edukojme sa me shum politiken amerikaner per ceshtjen Çame Dhe te krijojme nej rrjet mbeshtetes ne politiken amerikane. Shpetim Idrizi bashke me Marko Kepin kryetarin e organizates Rrenjet Shqiptare – Albanian Roots, u takuan me lobin Shqiptar ne Washington “Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane” me president Z. Joe DioGuardi. Ata biseduan per ceshtjen kombetare por ne vecanti per Çamerine ku ato tashme kan bashkuar forcat dhe po pergatisin planet si munt te dergojme çeshtjen Çame ne kongreson Amerikan.  Gjithashtu me 6 Nentor Kongressmeni Gregory Meeks, I premtoj komunitetit Shqiptar por edhe Sali Bollatit qe do e coj ceshtjen Çame ne Washington ku Z. Bollati mund te deshmoj Per krimet qe shovinistet grek bene ndaj families tij Dhe shqiptareve ku mijera vemij pleq dhe plaka u masakruar vetem se ishin shqipetare.
Nju Jork – 1 Dhjetor 2022

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …