Fadil Shyti

Fadil Shyti: DREJTËSIA NË ÇDO CEP TË SHQIPËRISË SONË DUHET TË BËJË NDRYSHIME POZITIVE?!

Turpet dhe krimet në sistemin feudal-kapitalist, këto 30 e ca vite, në trojet tona janë bërë gropa të zeza, këneta të pakapërcyeshme, jo vetëm po e tmerrojnë shoqërinë shqiptare, por, edhe po e shokojnë:

Po vriten e po masakrohen që nga foshnjat në barqe të nënave dhe motrave tona shqiptare dhe pleqtë e plakat dhe familje të pambrojtura, që po sulmohen nga banditë dhe kriminelë me damka….

Këta faqezinj shpesh po e kanë dhe “krahun e fortë”, pikërisht prej atyre që, të parët do të duhej të ishin të pamëshirshëm, që do t’i thyenin krahët e këtyre vagabondëve ordinerë dhe “politikë”,-i quaj me dyshime dhe politikë, për faktin që dyshoj që, e kanë mbrojtjen edhe nga “politikanë”, duke i liruar për veprat dhe armët e tyre të jashtë ligjshme, që këta, pastaj të shijojnë të lirë ajrin jashtë hekurave të burgut, për ca verdhushe, (para të pista nga prokuroria dhe gjyqtarët e hajnizuar, (të korruptuar).

Pra, jo rastësisht, shumë nga këta mjeshtër të “tëhollimit dhe stërhollimit”, edhe të atyre ligjeve në fuqi, janë bërë të pasur, të cilëve kollaj mund t’ ju gjenden nga 2-3 milionë, siç tha para pak kohe njëri nga politikanët e opozitës në Kuvendin e Kosovës: “Të gjithë i kemi ka (nga nënvizimi im), 2-3 milionë euro”?!!!!

-Prandaj, gjyqtarët, e nderuar, duhet të jenë në shërbim të popullit.

Mbrojtja e popullit, të bëhet, me përpikëri sipas respektimit të ligjeve, jo me fjalë boshe, me betime shpresëdhënëse!…

Ligjet duhet të jenë, shumë të rënda, për çdo vepër turpi dhe krimi.

Për shkelësit e ligjeve, jo vetëm dorëheqje?!…

Të arrestohen dhe të dënohen…!

Gjyqtarët hajna, (të korruptuarit), ditë-natë, po e vrasin popullin e pambrojtur!…

Për kriminelët burgu me dënime kapitale, gjer me vdekje.

Të tjerat “alternativa” janë përralla dimërore për “kalamajtë e rritur”.

2 dhjetor, 2022

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …