Johann Wadephul: Shqipëria ka mbështetjen më të madhe pro-BE në rajon, Berlini qëndron fuqishëm përkrah saj

Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, ka vlerësuar se Shqipëria mbetet vendi me mbështetjen më të fuqishme qytetare dhe institucionale për integrimin evropian në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një deklaratë të bërë gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, Wadephul theksoi se orientimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është i qartë dhe i palëkundur, pavarësisht sfidave që shoqërojnë procesin. Ai shtoi se Gjermania mbetet një mbështetëse kyçe e Tiranës në rrugën drejt anëtarësimit. “Shqipëria është e vendosur fort ta ndjekë rrugën, jo gjithmonë të lehtë, drejt Bashkimit Evropian. Në asnjë vend tjetër të rajonit mbështetja për BE-në dhe orientimi evropian nuk është aq i fuqishëm sa këtu. Ne qëndrojmë fort në krahun tuaj dhe do t’ju mbështesim në këtë rrugë”, u shpreh Wadephul. Vizita e tij në Shqipëri është pjesë e turit diplomatik në Ballkanin Perëndimor, i cili do të vazhdojë të martën në Kosovë, ku priten takime të nivelit të lartë me udhëheqës shtetërorë.

Kontrolloni gjithashtu

Pesë gratë më të votuara në tri partitë kryesore nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, gratë kanë shënuar një …