leoni

Johnson: Rihapja e shkollave në Britani të Madhe është prioritet kombëtar

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se hapja e shkollave në Britani është prioritet kombëtar. Rihapja e shkollave në shtator është veprim i domosdoshëm shoqëror, ekonomik dhe moral, duke këmbëngulur se ato mund të operojnë në mënyrë të sigurt, pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga pandemia. Ai paralajmëroi se vendi do të përballet me probleme të mëdha, nëse fëmijët mbesin pa shkollim dhe se kostoja ekonomike është duke u rritur për prindërit që s’mund të punojnë nëse shkollat qëndrojnë të mbyllura. Këto komente, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i bërë pasi një studim i bërë këtë muaj sugjeroi se Britania rrezikohet nga një valë e dytë e koronavirusit gjatë dimrit, që do të jetë dy herë më e madhe se përhapja fillestare, nëse shkollat hapen pa sistem të përmirësuar të testimit dhe përcjelljes së kontakteve.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …