leoni

Jonas Westerlund: Situata e Kosovës mund të shfrytëzohet nga ata që s’e njohin pavarësinë e saj

Ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Jonas Westerlund ka shfaqur brengën se e tij se Kosova ndodhet në një situatë të ndjeshme, të cilën mund ta shfrytëzojnë shtetet që nuk e njohin pavarësinë e saj. Ai ka shtuar më tutje se Kosova vendi ka arritur shumë që nga lufta, por procesi nuk ka përfunduar ende. “Siç kam thënë më parë, ka shumë demokraci perëndimore ku formimi i qeverisë zgjat dhe përbën sfidë. Por problemi me Kosovën është se ajo ndodhet në një pozicion shumë të ndjeshëm. Është demokracia më e re në Evropë dhe nuk është anëtare e strukturave euro-atlantike, ndaj është më e cenueshme. Kjo situatë ndikon në disa fusha. Së pari, rrezikohet lidhja mes votuesve dhe udhëheqësve politikë nëse këta të fundit nuk arrijnë të përmbushin premtimet e tyre. Së dyti, funksionimi i shtetit demokratik është në rrezik – aktualisht, rreth 17 institucione nuk po funksionojnë si duhet, dhe kjo është një rrugë shumë e rrezikshme për Kosovën” ka theksuar mes tjerash për Ekonomia Online, ambasadori, Jonas Westerlund.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …