Jonathan Hargreaves: “Kosovës i duhet qeveri stabile sa më shpejt”

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka dhënë një mesazh të prerë për partitë politike në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar se vendi ka nevojë urgjente për stabilitet institucional dhe respektim të plotë të rendit kushtetues. Hargreaves u takua me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepin, ku u diskutua rreth zhvillimeve të fundit që kanë prekur funksionimin e institucioneve. Përmes një njoftimi publik, ambasadori britanik theksoi pritjen që pas zgjedhjeve, partitë dhe deputetët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën. U takova me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi. Diskutuam mbi zhvillimet e fundit që po ndikojnë institucionet shtetërore të Kosovës. Shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë politike dhe deputetët të veprojnë në përputhje me frymën e Kushtetutës, në mënyrë që të rikthehet shpejt një qeverisje e qëndrueshme dhe funksionale”, u shpreh Hargreaves. Ambasadori britanik apeloi për maturi politike dhe rikthim të normalitetit institucional menjëherë pas procesit zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Rexhepi dhe Nuhiu ishin më shumë se veprimtarë, ishin mendje të ndritura

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin …