Jonathan Hargreaves pret OJQ-të në Rezidencë: Shoqëria civile ka rol kyç në zhbllokimin politik të Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në Rezidencën Britanike përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, me të cilët ka diskutuar rreth gjendjes së demokracisë dhe zhvillimeve politike në vend. Gjatë takimit, ambasadori Hargreaves vlerësoi kontributin e organizatave joqeveritare në nxitjen e llogaridhënies dhe transparencës në politikë bërje. Ai shprehu mirënjohje për përvojën dhe ekspertizën e sektorit civil, duke e cilësuar si një partner të rëndësishëm në përforcimin e institucioneve demokratike.  “Ishte kënaqësi të prisja një grup OJQ-sh në Rezidencën Britanike për të diskutuar mbi demokracinë e Kosovës. Isha mirënjohës që mësova nga përvoja dhe ekspertiza e tyre. E admiroj angazhimin e shoqërisë civile me politikanët e Kosovës për t’i inkurajuar ata që të marrin përgjegjësi për të zgjidhur këtë bllokim,” ka deklaruar ambasadori në një postim zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: vendimi i ZRRE-së është goditja më e rëndë ndaj sektorit privat nga qeveria Kurti

Në ditën e fundit të afatit të dhënë nga Zyra e Rregullatorit për Energji për …