Jorn Rohde

Jorn Rohde dënon ashpër një deklaratë të kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, lidhur me aksionin e djeshëm në veri

Lidhur me zhvillimet e djeshme në veri të vendit dhe manipulimet serbe, ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde. Ai dënoi ashpër një deklaratë të kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili e ndërlidhi aksionin e sotëm policor në veri të vendit me atë që njihet si “Nata e kristaltë” në Gjermani. Rohde kërkoi që të ndalohet krahasimi i këtyre dy rasteve sepse, sipas tij, kështu kontribuohet drejt shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. “Stop! Krahasimi i aksionit të sotëm policor me ‘Natën e kristaltë’ është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt narracionit të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. Mbroni faktet”,  ka shkruar ambasadori gjerman, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …