Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, mbrëmë ka qëndruar në Burojë, në vendlindjen e ish kryetarit, Hashim Thaçi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, mbrëmë ka qëndruar në Burojë, në vendlindjen e ish kryetarit, Hashim Thaçi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, mbrëmë  ka qëndruar në Burojë, në vendlindjen e ish kryetarit, Hashim Thaçi. “Pritje madhështore dhe mbështetje e jashtëzakonshme për Partinë Demokratike të Kosovës, në vendlindjen e liderit të saj historik – në Burojën e Hashim Thaçit”. Atmosferë e njëjtë mbizotëroi edhe në takimin me qytetarët e Klinës së Epërme, në përkrahje të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura”, ka shkruar Krasniqi. Ai ka thënë se Drenica është bastion i pathyeshëm që i ka dhënë Kosovës projektin më të madh kombëtar – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që është ADN-ja e Partisë Demokratike të Kosovës. “E, Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur për ta rimarrë qeverisjen në Skenderaj, sepse ky qytet dhe Drenica në tërësi, meriton të qeveriset dinjitetshëm. UÇK është zemra e Kosovës, ndërsa PDK është në zemrën e Drenicës. Dhe, adresa e vetme e PDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit është numri 177”, ka shkruar, kryetari i PDK-së,  Memli  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, u zhvilluan aktivitete tematike e përkujtimore

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, janë bërë …