Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Jorn Rohde: Dërgoni Draft-Statutin e AKSHS-së në Kushtetuese për përparim në dialog

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka porositur autoritetet kosovare që draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar këtë hap si të domosdoshëm për avancimin e dialogut me Serbinë.”Drafti është i yni, i hartuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe i paraqitur nga BE-ja,” tha ambasadori, duke nënvizuar se refuzimi për ta proceduar çështjen nuk çon drejt progresit. Ai kujtoi se AKSHS është një obligim ligjor i Kosovës që nga viti 2015 dhe se deri më tani nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret për zbatimin e tij. Lidhur me qëndrimin e Kosovës, e cila nuk e njeh këtë dokument si zyrtar dhe e konsideron atë vetëm një draft pune, ambasadori Rohde theksoi: “Nëse ka dyshime për kushtetutshmërinë, dërgojeni në Gjykatën Kushtetuese. Mosveprimi vetëm sa e vonon procesin.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor njofton se regjistrimi për votim përmes postës mund të bëhet deri më 18 gush

Deri në orën 15:00 kanë votuar 19,18% e qytetarëve

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, deri n Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ora …