leoni

Jorn Rohde pajtohet me qëndrimin amerikan për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nga Kosova e Serbia

Jorn Rohde pajtohet me qëndrimin amerikan për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nga Kosova e Serbia

Ambasadori i Gjermanisë  në Kosovë, Jorn Rohde,  ka thënë se pajtohet me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Collet,  se është koha e fundit që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi, duke përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Rohde shkruan se Kosova ende nuk ka prezantuar ndonjë propozim lidhur me krijimin e Asociacionit. Largim i serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Kthimi i menjëhershëm është i nevojshëm dhe duhet të lehtësohet nga të gjithë. Dua të nënvizoj se BE dhe Amerika janë plotësisht në pajtueshmëri lidhur me këto kërkesa, saktësoi ambasadori Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqëria civile proteston sërish para Kuvendit: “Kosova nuk mund të presë”

Pjesëtarë të shoqërisë civile janë rikthyer sërish para Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër …