leoni

Jorn Rohde pajtohet me qëndrimin amerikan për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nga Kosova e Serbia

Jorn Rohde: Të gjitha marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë duhet të zbatohen, ashtu sikur tha kryeministri, Albin Kurti

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë,  Jorn Rohde ka thënë se të gjitha marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë duhet të zbatohen, duke u pajtuar plotësisht  me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, i cili të dielën ka thënë se pa vonesa do të  zbatohen marrëveeshjet Kosovë Serbi. Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës e Serbisë. Më 18 mars në Ohër Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti, në një postim të tij. Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër më 18 mars, ndonëse nuk është nënshkruar nga asnjëra palë, pasi këtë nuk e pranuar Serbia, pasi Beogradi zyrtar ka kontestuar disa pika të marrëveshjes, përfshirë edhe mos pengimin e Kosovës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …