Joseph: Kurti do t’i japë një intensiteti të ri bisedimeve Kosovë-Serbi

Njohësi i rrethanave në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, Eduard Xhozef ka thënë se ideja për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë po zhbëhet dhe tani duhet pritur pasi lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti mund të sjell një qasje të re në dialogun Kosovë-Serbi. Eksperti, Eduard Xhozef ka shtuar më tutje se ideja e korrigjimi të kufijve tashmë është duke u zhbërë si ide. Qeveria në Prishtinë duhet të presë sepse ekziston një figurë krejtësisht e re politike në lojë – Albin Kurti, të cilin nuk e kemi parë deri më tani në Kosovë apo rajon, i cili është i përqendruar në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Kurti do t’i japë një intensiteti të ri bisedimeve dhe përfshirja e tij në dialog mund të ndryshojë edhe pozicionin e Hashim Thaçit, ka theksuar njohësi i rrethanave në rajonin e Ballkanit, Eduard Xhozef, Ai ka shtuar më tutje se është i lumtur që tashmë korrigjimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve ka filluar që të zhbëhet si zgjidhje, pasi sipas tij një ide e tillë do të ishte fatkeqësi për dy palët.

Kontrolloni gjithashtu

Më disa aktivitete përkujtimore sot edhe në Kosovë shënohet 19 vjetori i sulmit terrorist në Nju Jork të SHBA-ve

Bedri Hamza në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: “Jemi mirënjohës ndaj SHBA-së, gjithmonë do të jemi bashkë me popullin amerikan”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të …