Ju të Qeverisë duhet të ndaloni, sepse ju nuk i besoni vetes as aleatëve, ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj

Ju të Qeverisë duhet të ndaloni, sepse ju nuk i besoni vetes as aleatëve, ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar përgjigje nga Qeveria e Kosovës për refuzimin e projektit të gazsjellësit nga Shkupi në Prishtinë. Ai ka thënë se Kosova nuk është pronë e një kryeministri dhe vendimet duhet të merren në interes të vendit. “Mungesa e stabilitetit të energjisë elektrike dhe furnizimi i pasigurt përveç se shkakton probleme bazike nënkupton edhe mungesë të zhvillimit ekonomik. Nuk guxojmë të dyshojmë për projekte dobiprurëse të mbështetura dhe të argumentuara me raporte, analiza dhe dokumente përcjellëse që kanë qenë nën monitorimin e organeve tona dhe nga Shtetet e Bashkuara”. “Furnizimi i pamjaftueshëm me energji në Kosovë është realitet për shkak të infrastrukturës së vjetër. Është e logjikshme t’i jepet rëndësi dhe të vazhdohet me projektin e Mijëvjeçarit. Duke e shtyrë këtë projekt po rrezikojmë jo vetëm marrjen e përfitimeve ekonomike është shprehur Haradinaj, duke shtuar se  pjesë e hartimit të këtij programi ka qenë edhe integrimi i grave. Duhet të ndaloni sepse ju nuk i besoni vetes as aleatëve, ka saktësuar, ne fjalën e tij para deputetëve,  Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …