Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Në Bruksel, sot është zhvilluar takimi i dytë i grupit punues për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë

Në Bruksel, sot është zhvilluar takimi i dytë i grupit punues për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Lajçak tha se gjatë takimit, të dyja palët patën angazhim konstruktiv në këtë drejtim. Tutje inkurajoi gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme sa i përket çështjes së targave. “Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel. Ky takim është i dytë i Grupit Punues për Targat. Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve. I inkurajoj që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve të tyre”, shkroi Lajçak. Ndryshe, më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Ky vendim u pasua me protesta e ngritje barrikadash në afërsi të dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak. Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën një zgjidhje të përkohshme dhe të dyja shtetet më 4 tetor nisën vendosjen e letrave ngjitëse në simbolet shtetërore në targa.

Kontrolloni gjithashtu

Qindra të vdekur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga vërshimet në Afganistan

Qindra persona janë mbytur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga vërshimet në Afganistan. Zabihullah Muxhahid, …