Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ia ka përmendur xhipat e zi kryeministrit, Albin Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ia ka përmendur xhipat e zi kryeministrit, Albin Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ia ka përmendur xhipat e zi kryeministrit Albin Kurti. Në seancën e sotme parlamentare, ajo ka thënë se kryeministri nuk ka lënë vend pa shkuar gjatë fushatës me xhipat e zi, të cilët i kishte kritikuar sa ishte në opozitë. “Para se të vini në pushtet, keni premtuar pagë minimale 350 euro…. Tani kur u afrua koha e zgjedhjeve lokale, vendosët t’i ndani nga 100 euro shtesë, por kjo nuk ju kreu punë. Sepse edhe xhipat e zi, të cilët nuk mundem pa i përmend, i patët kritikuar shumë sa ishit në opozitë, ndërsa tash nuk leni vend pa shkuar me ta. Kjo paraqitje nuk i kreu punë partisë në pushtet gjatë zgjedhjeve lokale, sepse qytetarët tashmë janë të bindur se ju i keni vendosur interesat personale mbi interesat e tyre”, ka saktësuar deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Çka nënkupton mbështetja e mundshme e Albin Kurtit, për Gjykatën Speciale kundër ish UÇK-së, në Maqedoni

Analisti, Artan Behrami ka komentuar  deklaratën e  ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, ku …