Incidenti me policinë në Skënderaj dhe disa të ngjashme në gjysmën e parë të vitit, kanë bërë që jugo-mediet kujdestare për kurdisjen me gënjeshtra e sensacione në Kosovë, ta skandalizojnë publikun me lajme e informata, me të cilat mbulojnë faqet e tyre për gjoja rritjen e sulmeve mbi policinë, nga “të fortit” e Kosovës. Po kur janë në pyetje gazetarët e tyre, që fërkohen me ndonjë polic dhe marrin ndonjë vërejtje, apo rastësisht ndonjë shuplakë, ata histerizohen dhe i turrën policisë, si çakejt. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, 33 zyrtarë të institucioneve në Kosovë- shumica prej tyre zyrtarë policorë, janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, duke shtuar se rastet e shumta të sulmeve ndaj policëve bëhen kryesisht për shkak se shkelësit e ligjit nuk pajtohen për sanksionimin e veprave të tyre. Raste të tilla të sulmeve mbi Policinë ka kuro në vendet e rajonit, por me siguri më së paku në Kosovë, ndërsa këto raste më së shumti ndodhin në Veriun e vendit që de fakto kontrollohet nga Beogradi. Rasti i Skënderajt është vënë në dukej sepse janë të përfshirë personazhe me prejardhje nga lufta e UÇK-së, fushata kundër së cilës vazhdon sidomos në jugo-mediet shqipe-shkruese e shqipfolëse të Kosovës, argatë besnike të dëshmitarëve të mbrojtur të Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Disa nga këto medie si Koha vision Veton Surroit e kanë filluar edhe dygjuhësinë, shqip serbisht si në kohën e bashkim vëllazërimit. RKL
