Ka disa ditë që kanë filluar korrje-shirjet në komunën e Rahovecit

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi, disa bujq e me kryetarin e shtabit për korrje-shirje në Opterushë Hamdi Mazrekun, dolën në arat e fshatit ku po korrej gruri. Kryetari Latifi ka thënë se, u ndjeva i gëzuar që bujqit e komunës sonë, përkundër se në kohë të vështira, me rritje çmimesh të farërave, karburanteve e preparateve të nevojshme që nga mbjellja e grurit e deri te korrja, megjithatë po i mbledhin rezultatet e mundit dhe djersës së tyre. Komuna e Rahovecit është e orientuar qartë dhe me vendosmëri i jep prioritet bujqësisë, prandaj ndihma e komunës për bujqit është gjithmonë e prekshme dhe e pranishme. Politikat tona për përkrahjen e bujqësisë, do të intensifikohen muajve e viteve në vijim, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …