leoni

Të gjithë dëshmorët e Brigadës 138 "Agim Ramadani" dekorohen nga kryetari Thaçi me urdhrin "Hero i Kosovës"

Jugo mediet në Kosovë vazhdimisht ngatërrojnë Kosharen e Junikut me atë të Ferizajt, ashtu si Nexhat Daci e të tjerë

Aleksander Vuçiq paska vendosur  kurorat me lule me rastin e 23-vjetorit të përfundimit të betejës në Kosharë – Komuna e Ferizajt, mbase te  përmendorja e Mic Sokolit dhe Sefë Koshares. Jugo mediet në Kosove vazhdimisht ngatërrojnë Kosharen e Junikut me atë të Ferizajt. Komisioni i Qeverisë së Kosovës për Personat e Pagjetur ka thënë se, edhe pse ka kërkuar vazhdimisht nga përfaqësuesit e institucioneve serbe që të ndajnë informacione nga arkivat e tyre, përfshirë edhe për Shtavalin, “një gjë e tillë nuk ka ndodhur”. Megjithatë, Odalloviq e ka mohuar këtë.

Vuçiq i vendosi kurorat me lule me rastin e 23-vjetorit të përfundimit të betejës në Kosharë – Komuna e Ferizajt – midis pjesëtarëve të ushtrisë së atëhershme jugosllave dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Beteja ka zgjatur disa javë në pranverë të vitit 1999, duke lënë dhjetëra luftëtarë të vrarë në të dyja anët. (GE 14/06/2022 12:18) RKL

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …