Zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku, po merr pjesë në konferencën “Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor’’, në Zagreb

Komandanti i UÇK-TMK-së, Agim Çeku, e konsideron gabim të madh miratimin e ligjit që i lë jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së

Komandanti i  UÇK-TMK-së dhe ish-kryeministri, Agim Çeku, e konsideron gabim të madh miratimin në Kuvend të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, pasi miratimi i këtij ligji i lë jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së. Është gabim një ndarje jo vetëm e veteranëve nga pjesa tjetër e shoqërisë, por edhe një ndarje e shoqërisë. Uroj që ky gabim të përmirësohet sa më shpejt në leximin e dytë dhe të mos kalojë një gjë e tillë sepse vërtetë është gabim.

E di që është problem për buxhetin dhe raporti me Fondin Ndërkombëtar, por çështjet duhet të zgjidhen në pako. Prandaj, mendoj se është një qasje e gabuar dhe u çudita shumë që deputetët lejuan që të jenë pjesë e këtij gabimi të madh. Paga e veteranëve është respekti i fundit, është çështje e detyrueshme. Më shumë më pengon mungesa e respektit, në përgjithësi, të vlerave të luftës, respekti për UÇK-në, përpjekja për ta relativizuar apo për ta kontestuar rolin historik të UÇK-së. Kjo është vetëm një goditje shtesë që i bëhet vazhdimisht UÇK-së“, ka saktësuar Agim Çeku.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …