leoni

Jusuf Azemi

Jusuf Azemi: Mbi 350 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova në pesë vjetët e fundit, kryesisht punëtorë të sektorit privat

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka ngritur shqetësimin për valën e madhe të emigrimit nga Kosova gjatë pesë vjetëve të fundit, duke theksuar se numri real i qytetarëve që janë larguar është shumë më i lartë se statistikat zyrtare. Sipas Azemit, mbi 350 mijë qytetarë kanë lënë Kosovën në këtë periudhë, prej të cilëve rreth 200 mijë kanë gjetur punë kryesisht në Gjermani. Ai thekson se pjesa më e madhe e emigrantëve janë punëtorë të sektorit privat, të cilët përballen me paga të ulëta, mungesë sigurie në punë dhe mungesë perspektive ekonomike. “Është e pamundur të mbijetosh me 600 euro pagë mesatare. Punëtorët kanë pritur përmirësim, por realiteti është se nuk ka paga të mira, as sigurime dhe as siguri në punë. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit,” ka deklaruar Azemi. Ai ka apeluar që institucionet e vendit të ndërmarrin masa urgjente për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave, në mënyrë që Kosova të mos vazhdojë të humbasë fuqinë e saj punëtore.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

Kryeziu ironizon fundin e fushatës: “Duket se kandidatët paskan zgjedhur të pushojnë”

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, shumë kandidatë për kryetar komune …