Jusuf Azemi

Jusuf Azemi: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i ka larguar nga puna 400 punëtorë të sektorit privat

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që të anulojë tenderin e ri për mirëmbajtje dhe siguri, pasi kështu kanë mbetur pa punë 400 punëtorë të sektorit privat. Kryetari i sindikatës, Jusuf Azemi tha se përkundër premtimeve të qeverisë Kurti se paga minimale do të rritet, ka ndodhur e kundërta, pasi me tenderin e ri është ofruar pagë bruto prej 200 euro. Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të pranojë kërkesat e sektorit privat dhe të nënshkruajë kontratën kolektive. Azemi tha se Ministria ka paraparë ekipe lëvizëse, që i bie që pastrimi i objekteve të bëhet më rrallë. Ai tha se janë diskriminuar edhe punëtorët teknik në institucionet arsimore, pasi nuk kanë marrë shtesat prej 100 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku jep betimin dhe merr detyrën si kryetar i ri i Skenderajt

Kuvendi Komunal i Skenderajt zhvilloi sot mbledhjen inauguruese, ku kryetari i zgjedhur më 12 tetor, …