Punëtorët sektorit privat që punojnë në institucionet shëndetësore kanë vendosur që vazhdojnë grevën e tyre, të nisur më 14 dhjetor. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një konferencë për medie. Ai ka paralajmëruar se pas të mërkurës do të ndryshojnë veprimet e tyre. Ai ka thënë se në Pejë, punëtorët janë penguar nga drejtoresha e Spitalit të mbajnë grevën.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
