Kryetari Latifi nënshkruan urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike. Pika 1 e urdhëresës thotë se ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në zonat e banuara, përkatësisht në rrugë dhe sheshe. Kurse pika 2 thotë se ndalesa sipas pikës 1 të urdhëresës vlenë për periudhën prej datës 18 Dhjetor 2020 deri më 15 Janar 2021. Bazuar në piken 3 të urdhëresës thuhet se personat të cilët bien në kundërshtim me dispozitat e urdhëresës do të ndëshkohen me gjobë në shumën prej 100 euro. Për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Drejtoria për Inspektim në Komunën e Rahovecit. Urdhëresa hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të kryetarit të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …