Ka arritur në 19 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Autoritetet turke kanë njoftuar se numri i viktimave nga tërmeti që goditë vendin ka arritur në 19 ku 13 prej tyre janë në provincën Elazig, 4 në Malatya, një në Diyarbakir dhe një në një zonë tjetër. Edhe numri i të plagosurve është shumë i madh, rreth 650. Përveç vitimiave në shumta në njerëz, nga fuqia e tërmetit janë rrëzuar dhjetëra ndërtesa dhe provinca Elazig është më e prekura se të tjerat. Lëkundjet e forta kanë zgjatur rreh 40 sekonda. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në terren. Tërmeti është ndjerë edhe në shtete të tjera si Siria, Armenia dhe Iraku.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri shpërthen në Kuvend: “A jemi vendi më i pasur në Evropë që s’po veprojmë për çmimin e naftës?”

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër Qeverinë gjatë seancës së …